Shembet ura, 32 të vdekur
30 tetor 2022
| 18:45
Të paktën 32 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, pas shembjes së një ure në shtetin Gujarat, Indi.
Mediat e huaja raportojnë se qindra persona janë ende të zhytur në lumin Macchu në qytetin Morbi, teksa kamerat kapin persona që janë të varur tek ura.
Raportohet se në momentin e aksidentit, rreth 400 njerëz ishin mbi urë. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë tragjedi, është fakti se ura kishte vetëm pak ditë që ishte hapur pas riparimeve që i ishin bërë në strukturë.
Urgjencat, zjarrfikëset dhe bluzat e bardha të zonave përreth janë mbledhur për të ndihmuar ekipet e shpëtimit.