Shembet ura në autostradë, bllokohen me dhjetëra makina
23 qershor 2021
| 21:16
Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur kur një urë këmbësorësh u shemb në një autostradë në veriperëndim të Uashingtonit, rreth mesditës së të mërkurës.
Shembja e urës në Kenilworth Avenue dhe Polk Street bllokoi disa automjete nën rrënoja, përfshirë edhe një kamion.
Të plagosurit u dërguan në spital ndërsa incidenti shkaktoi radhë të gjata në një trafik kilometric që vazhdoi për disa orë.