Shembet ura në Francë, një i vdekur dhe nëntë të zhdukur
18 nëntor 2019
| 16:02
Në Francë sot në orët e para të mëngjesit, si pasojë e motit të keq një urë që lidh qytetet e Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres është shembur duke shkaktuar vdekjen e një adoleshenti dhe zhdukjen e nëntë të tjerëve.
Shtatë personat e shpallur të zhdukur, në momentin e shembjes së urës ndodheshin në një kamion kurse dy të tjerë, prindër të viktimës, ndodheshin në një makinë të vogël bashkë me adoleshentin që ka humbur jetën.
Incidenti i rëndë ka ndodhur rreth 30 kilometra larg nga qyteti i Toulouse. Ura e shembur është 150 metra e gjatë dhe ka një kufi peshe. Më shumë se 60 punonjës të emergjencës ndodhen ne vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.