Shembja e urës në Itali, dy shqiptarë në mesin e viktimave
15 gusht 2018
| 10:27
Një tjetër viktimë shqiptare është konfirmuar mes personave që kanë humbur jetën në shembjen e urës në Gjenova të Italisë.
Pas Marjus Djerrit, 22-vjeçar i lindur në Itali nga prindër emigrantë, mësohet se një tjetër shqiptar ka vdekur pasi ura është shembur duke shkaktuar 37 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.