Shembull i mirë i një kryetari, Bali Muharremaj pret në radhë me qytetarë për ta legalizuar pronën
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në radhë si të gjithë qytetarët e tjerë të kësaj komune për të aplikuar për legalizimin e shtëpisë në fshatin Gjinoc ku tashmë jeton.
“Unë sot ju përgjigja procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në komunën e Suharekës. Kam pritur në radhë si të gjithë qytetarët tjerë për të aplikuar, për legalizimin e shtëpisë në fshatin Gjinoc ku tashmë edhe jetoj. Për më shumë të dhëna, jeni të mirëpritur në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës. I ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, që të jenë pjesëmarrës në procesin e legalizimit, për shtëpitë dhe objektet tjera të banimit dhe bizneseve të tyre”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Bali Muharremaj.
/Epoka e re/