Shembull i mirë i zëvendëskryeministrit Tahiri, shpërndan maska për punëtorët

15 korrik 2020 | 15:35

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka shpërndarë sot maska për punëtorët.

Ai u ka thënë punëtorëve se të gjithë së bashku do t’ia dalin në luftimin e kësaj pandemie.

“Kam shpërndarë maska për disa punëtorë, të cilët ishin duke kryer punë të jashtëzakonshme në rrugë. Shëndeti i secilit është i rëndësishëm sikurse edhe i punëtorëve, të cilët po e mbajnë gjallë jetën dhe ekonominë e Kosovës. Prandaj, kërkoj prej të gjithë punëtorëve, prej të gjithë qytetarëve, që të bartin maska dhe të fitojmë luftën me Covid-19”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot njoftuan se në 24 orët e fundit janë edhe 119 të infektuar me Covid-19.

“Ky numër është alarm se maskat duhet të përdoren dhe të shtohet edhe më shumë kujdesi. Bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Tahiri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK),…