Shembull i vërtetë, Xavi ndan foton me Flick dhe i uron fat: Rroftë Barça

18 tetor 2024 | 13:27

Xavi Hernandez është shembulli i vërtetë i dashurisë, që një ish-lojtar ruan për klubin e tij.

Ish-trajneri i Barçës ka ndarë një foto përmes rrjeteve sociale me timonierin aktual të katalanasve, Hansi Flick.

“Paç fat, Hansi! Rroftë Barça. Një kënaqësi të të takoja”, shkruan Xavi me foton e bashkuar. Kujtojmë se Flick është pikërisht pasardhësi i tij te Barça.

Xavi u largua mes shumë polemikash. Pavarësisht të gjithave, asgjë nuk e pengon të mbetet tifoz i klubit që e përjetësoi në futboll.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xavi Hernández (@xavi)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj është “shokuar” nga rritja e çmimeve. Ai…