SHEMBULLI
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi
Shpeshherë në jetë, jemi në kërkim të së mirës, në kërkim të realitetit, sinqeritetit dhe dashurisë për dijen, në kërkim të një buzëqeshjeje në fytyrat e fëmijëve.
Por, shpeshherë edhe disponimin e mirë ne e trashëgojmë nga fëmijët tanë dhe e kundërta e saj.
Hapet dera, fryen erë e lehtë, dikush qesh me zë të lartë dhe me disponim maksimal, thuajse qielli po shkëputet nga gjithësia!
Këtë rrënqethje e bën një edukatore e mirë, një mësuese e shkëlqyeshme. Kjo shihet në disponimin e fëmijës, në sytë dhe sjelljen e tyre si pasqyrë e së bukurës dhe së vërtetës, transmetim nga marrja në shkollë dhe bartja në rrugë e shtëpi.
Një edukatore, një pedagoge dhe një mësuese e përkushtuar, edhe qiellin e bën të kuq nga dashuria dhe diellin e bën të blertë nga mirësia.
E kush më mirë di ta bëjë këtë, sesa znj. Sanije Jashari, mësuese e nxënësve parashkollar në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Nuk e themi këtë dot ne prindërit, këtë po e thonë fëmijët, thjesht buzëqeshja në fytyrat e tyre dhe dija që po e thithin nga ajo.
Faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin tuaj që e bën dhe realizon me zemër, për të gjithë fëmijët e hapit të parë, drejt dijes!
T’i duam dhe respektojmë mësimdhënësit!