Shemsi Mustafa: Kosova nuk duhet t`i injorojë tërmetet e tilla si në Shqipëri

26 nëntor 2019 | 13:45

Drejtori i Institutit Seizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka folur për termetet e fundit në Shqipëri, ku lëkundjet janë ndier fort edhe në Kosovë.

Ai ka thënë se këto termete nuk duhet të injorohen nga Kosova, sepse ato mund të shkaktojnë dëme dhe viktima. “Sot në orët e mëngjesit si pasojë e tërmetit që ka goditur Shqipërinë e cila ka dridhur edhe territorin e Kosovës që kanë krijuar panikë tek qytetarët. Epiqendra ka 200 kilometra nga Kosova. Këto termete të fuqishme nuk duhet të injorohen sepse krijon dëme dhe viktima edhe në Kosovë. 200 km vijë ajrore nuk është larg” ka thënë Mustafa për “Klan Kosova”.

Ai ka bërë me dije se pozita gjeografike e Kosovës gjendet në aktivitet seizmologjik.

“Bazuar në shumë parametra tektonika dhe neotektonika që dhe pozita gjeografike Kosova gjendet në aktivitet relativisht seizmologjik. Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet më të fuqishme se 6.4 ballë. Dhe ne jemi të rrezikuar nga këto termete”, ka thënë ai.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Shqipërinë e ka goditur një tërmet shumë i fuqishëm prej 6.4 ballë të rihterit.

Si pasojë e këtij termeti 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjerë janë lënduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka reaguar pas tërmetit…