Shëndetësia e Mitrovicës pjesë e “Programit transnacional të trajnimit shëndetësor”

09 shkurt 2023 | 15:33

Si rezultat i bashkëpunimit të mirë të Drejtorisë për Shëndetësi të Komunës së Mitrovicës dhe OJQ-së “Medica Gjakova”, e cila është organizatë partnere për Kosovën në “Programin transnacional i trajnimit shëndetësor”, Mitrovica bëhet komunë përfituese e projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor ndaj traumave për gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale”.

Ky projekt përfshin kualifikimin e profesionistëve shëndetësor për të ofruar shërbime shëndetësore për këtë grup të ndjeshëm të popullatës, institucionalizimin e shërbimeve shëndetësore për menaxhimin e stresit, traumës dhe rrjetëzimin ndërkombëtar, si dhe avokimin në fushën e trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave.

Për realizimin e këtij projekti është nënshkruar memorandum i bashkëpunimit nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Luljeta Zhubi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, “Dr. Nexhat Çuni” Fevzi Sylejmani, dhe Mirlinda Shala, drejtoreshë e OJQ-së “Medica Gjakova”.

Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është angazhimi i profesionistëve shëndetësor në trajnime dhe në shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore të stresit dhe traumës në institucionet publike shëndetësore, ku në bazë të këtij projekti fokusi do të jetë ofrimi i një qasje sa më të drejtë dhe lehtësuese për të gjitha viktimat e të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka njoftuar të enjten se 11 milionë…