Shëndetësia pa statistika për sëmundje

14 mars 2019 | 16:05

Kosova nuk ka statistika të plota për sëmundjet. Ndonëse stafi mjekësor është i obliguar me ligj t’i raportojë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për çdo sëmundje, një gjë e tillë nuk ndodhë.

Në mungesë sistemi të informimit shëndetësorë, deri më tani, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP) nuk ka arritur të mbledhë statistika të sakta për sëmundjet, ndonëse kjo punë paraqet një prej misioneve kryesore të këtij institucioni.

Albatrit Matoshi, këshilltar për media i Ministrit të Shëndetësisë, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se është duke u punuar në këtë drejtim, por që nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur do të jetë funksional sistemi i informimit shëndetësor.

“Sa i përket sistemit të informimit shëndetësor të integruar, Ministria është duke vazhduar projektin për shtrirjen e rrjetit. Në nivel të Kosovës ne tashmë e kemi përfunduar këtë proces në disa komuna , duke trajnuar edhe stafin shëndetësor”.

“Në nivelin politik është duke funksionuar Këshilli Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor, si trup që koordinon hapat në drejtim të zhvillimit të procesit dhe që jep orientimet rreth këtij sistemi. Ky projekt është afatgjatë dhe do të zhvillohet me kujdes në koordinim me nevojat dhe mundësitë që ka sistemi shëndetësor, duke përfshirë këtu edhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Matoshi.

Në anën tjetër, Era Pireva, zyrtare për informim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë se për të përmbushur obligimet që dalin nga Ligji për Shëndetësi, siç janë analiza statistikore e të dhënave dhe përgatitja e raporteve periodike të rregullta, që është edhe kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar i nevojitet funksionalizimi dhe digjitalizimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor.

Shkrimi i plotë në këtë link:  https://www.evropaelire.org/a/kosova-pa-statistika-per-semundje-/29821435.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sëmundjes së rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i…