Shëndetësia, prioritet i qeverisjes Elezaj në Klinë
03 shkurt 2019
| 14:44
Në Komunën e Klinës është mbajtur tryeza e organizuar nga organizata joqeveritare “Koha” me temën “Shëndetësia në Komunën e Klinës, angazhimi, sfidat dhe e ardhmja”.
Gjatë kësaj tryeze, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, Hekuran Sejdiu, ka prezantuar raportin e punës për vitin 2018 si dhe planin e punës për vitin 2019, me ç’rast ka theksuar se shëndetësia është prioritet i qeverisjes komunale të drejtuar nga Zenun Elezaj dhe se janë të vendosur në këtë rrugë.
Në këtë kontekst, Sejdiu ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve në përmirësimin e shërbimit shëndetësor në Klinë. “Falënderim të veçantë për OJQ-në ‘Koha’ dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë”, ka thënë Sejdiu.