Shëndetësia, Rama: Po punojmë që të sjellim robotë për të kryer operacione në Shqipëri

26 janar 2024 | 16:00

Operacionet në spitale do mund të bëhen edhe me robotë në vitin 2030. Kryeministri Edi Rama tha se po punohet së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë shumë shpejt robotët në Shqipëri.

“Do vazhdojë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsyet të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thonim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e 2030 do jetë një vend me shërbim shëndetësor që do u krijojë shqiptarëve kushtet psikologjike të plotë për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve kur ka nevojë për operacione të super specializuara”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Callum Wilson mund të ndryshojë fanellë gjatë merkatos së janarit.…