Shëndeti publik është i lidhur ngushtë me planetin Tokë!
22 prill 2021
| 12:55
Dita e Tokës e përqëndron vëmendjen në mirëqenies e planetit, me të cilën sipas ekspertëve, është i lidhur pazgjidhshmërisht shëndeti jonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) raporton se kërcënimet mjedisore shkaktojnë mbi 12 milionë vdekje në vit.
Më shumë njerëz vdesin si rezultat i ndotjes së ajrit sesa nga të gjitha shkaqet e tjera së bashku.
Temperaturat po rriten si rezultat i ndryshimit të klimës dhe kjo mund të ndikoj që sulmet në zemër dhe goditjet në tru të jenë më të shpeshta dhe serioze.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje ta duam dhe ta mbrojmë planetin po aq sa kemi vullnet të jemi të shëndetshëm.