SHENGENI EUROPIAN DHE MINI-SCHENGENI BALLKANIK

24 dhjetor 2019 | 23:35

Ismet Sylejmani

Si asnjëherë më parë, korpusi i analistëve në hapsirën shqiptare dhe jo vetëm, po zjen në të gjtha anët dhe në majen e të gjitha këtyre analizave është inisiativa dhe mbajtja e takimeve të nivleve të larta për mini-Schengenin ballkanik!

Cila ishte Marrëveshja Schengen?

Marrëveshja Schengen, është një iniciativë e shumë vendeve evropiane, të cilat nënshkruan një kontratë, që të heqin dorë nga kontrollet e qarkullimit të personave në kufijtë e tyre të përbashkët.
Kjo marrëveshje vlen për shtetet e Bashkimit Europian (me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës), në Islandë, Norvegjinë, dhe pas vitit 2007 edhe në Zvicër.
Pra Schengen është një fshat i vendosur në brigjet e lumit Moslle, në trekendshin kufitar të Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës!

Ideatoret e Schengenit origjinal ishin Franca dhe Gjermania!

Sa shtete dhe kush do të jenë shtetet e Marrëveshjes mini-Schengen?

Cili do të jetë fshati i mini-Schengenit si Schengni dhe në cilin trekëndësh të shteteve do të jetë?

Shtetet që janë të përfshira në mini-Schengenin ballkanik si Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi, a do të zgjerohen dhe kush do të iu bashkohet?

Mini-Schengeni çka është, kush ishte ideatori i kësaj krijese, a është ide euroatlantike apo antieuroatlantike e për më tepër edhe a është ide proruse!

Mini-Schengeni a duhet të merret si nismë serioze apo si një diçka që është e destinuar të dështojë që në fillimin e saj apo edhe në rrethin e parë të shetitjeve të burrshtetasve nëpër shtetet e tyre, pra rrethi i parë dhe pastaj do të ndalet,sepse do të dështojë, pasi nismen e ka në favor të ish – kampit të repblikave sovjetike ruse, sepse ato janë jashtë NATO-s dhe të shpërbera edhe nga përberja e ish paktit të Varshavës!

Serbia njihet botërisht se është aleati më i madh i perandorisë ruse dhe mikja më e madhe e Presidentit Putin, a do të manifestojë dashuri dhe qendrim prorus dhe a do të kundrshtojë qendrime antiruse e në favor të SHBA, EU dhe NATO, në mini-Schengen, nëse bëhet realitet dhe kur të filloj të funksionojë natyrisht me Kosovën brenda e në kuader të sajë, sepse pa Kosovën sikur ka deklaruar Ambasadori Amerikan Grenell do të jetë i destinuar të dështojë!

Cila do të jetë jetëgjatësia e kësaj krijese e cila ia ka vënë vetes emrin mini-Schengen!

A do të zgjerohet me shtete të tjera, cilat shtete do të jenë anëtaret e reja dhe të ardhshme të mini-Schengenit?

A do të jetë anëtarja e ardhshme e këtij bashkim shtetesh ta zëmë Bjellorusia, e cila është aleate e madhe e Rusisë dhe e Putinit por edhe e Serbisë dikur e Millosheviqit dhe tash e Vucicit?

Cili do të jetë qëndrimi i mini-Schengenit ndaj politikës globale që e udhëheq SHBA dhe BE?

A do ta këtë fuqinë mini-Schengeni të SHENGENIT të madh e të fuqishëm dhe historik, që e bëri Europën të mbyllur hermetikisht karshi sheteteve e popujve ku nuk ka rend e respektim ligjor dhe demokraci euroatlantike?

Mini-Schengeni do të jetë jetëshkurter edhe si ide edhe si praktikë!

Do të ngjaje keshtu, sepse në mini-Schengen është Serbia, e cila nuk është si Gjermania!

Gjermania këtrkoi falje dhe u pendua thellë për të gjitha viktimat dhe tmerret që u shkaktuan në Luftën e Dytë Botërore, kurse Serbia jo vetëm nuk e bënë një gjë të tillë, por presidenti i saj me paturpësi e idiotizëm e akuzon Ambasadorin Walker për sajim të skenave gjenocidale në Reçak!

Pjesmarrja e Shqipërisë në këtë eveniment do të mbetet eksperiencë që do të bindë të gjithë, se në Ballkan asgjë nuk realizohet me sukses pa perfshirjen e Kosovës, e cila ishte dhe mbetet një kala dhe kështjellë e pamposhtur kombëtare shqiptare, kështjellë amerikane në Europë dhe euroatlantike!

Serbia do të bindet se edhe mini-Schengeni nuk ia realizon dot ëndrrat e parealizuara dhe të dështuara për Kosovën!

Brenda mini-Schengenit ballkanik ka shtete e popuj që kanë luftuar me njeri tjetrin, që mohojnë krimet e së kaluarës dhe ka lumenj gjaku që i ndajnë, kurse në Schengenin origjinal, ka harmoni e dashuri, prosperitet dhe emancipim të gjithanshëm!

Ambasadori amerikan Grenell ka deklaruar se mini-Schengeni mund të jetë i sukseshëm, nëse Kosova përfshihet në të!

Ndërkohë tashmë dihet botërisht se Kosova dhe Serbia për kohë të gjatë derisa të ketë figura më të kaluar kriminale e antishqiptare në udhëheqje të Serbisë, nuk do të mund të jenë në asnjë forum e marrveshje që mbahet në vendet e tyre përkatëse, sepse Serbia manifeston sjellje e arrogancë të mentalitetit të ish-pushtuesit!

Schengeni europian dhe mini-Schengeni ballkanik, janë larg njeri tjetrit sa qielli dhe toka!

Nëse mini-Schengeni është propozim i Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel dhe nëse perkrahet e mbeshtetet nga SHBA dhe shtetet e quintit, atëherë do të bëhet realitet, por në të kundërtën do të shkojë në histori dhe do të mbahet mend edhe se presidenti serb Vucic, e vizitoi Durrsin pas termetit!

Prishtinë, më 24 Dhjetor 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka uruar të…