Shëngjini përfshihet nga zjarri, pushuesit të shqetësuar, tymi e flaka pranë zonës së banuar

04 gusht 2021 | 23:17

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese. Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mbrëmje Malin e Shëngjinit, pranë Ranës së Hedhun.

Ndërkohë kanë qenë pushuesit, ata që kanë telefonuar në redaksinë e “BalkanWeb”, duke ngritur shqetësimin, pasi tymi e flakët e mëdha kanë përfshirë një pyll të dendur me pishe, pranë zonës së banuar.

Pushuesit kanë sjellë pamje, ku shihet se situata është tejet problematike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me Ramën, Grenell shijon pushimet në jug të…