SHËNIME TË USHTARIT TË UÇK-SË

08 dhjetor 2020 | 21:35

NEXHAT HALIMI

 

SHËNIME TË USHTARIT TË UÇK-SË

 

(te ura e cenë korjelit, maj ’99)

 

dumnica fle përpëlitet udhës së kuçedrës

 

hëna mbi kullën e gjergj elez alisë digjet

një ndezullinë mijëvjeçare e shpërthyer në sy

hije plepash e malesh dhe rrjedha e ujit

 

asnjë udhë nuk të shpien jashtë vetes

asnjë udhë nuk të kthen kurrë më në vete

lehin qenë qajnë fëmijë bien ecje kuturu

ja endriti i rri mbi fytyrë nënës së vdekur

ç’është me ty nënë i thotë je krejt e ngrirë

mbush grushtet gjak spërkat qiellin

 

vetëtima të ngrira kaq vjet gjarpërojnë

larg nga një dritare e mbetur hapur në kohë

dëgjohet një poezi dëgjohet një lirë

kush kënd e varros kush kënd  e qan

 

udhës bien zëra vijnë nga larg copa copa

përsëritet epika lirika pikat e gjakut  thika

e njëjta kolonë ajo e ikjes nga Toplica

molla e kuqe e mban ende në degë etjen

merr hov demi me brirë në breg e pëllet lopa

fusha me varre me gurë në krye çallma

a është e shurdhër apo e vdekur evropa

 

(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…