Shenjat e mungesës së vitaminës D

12 maj 2018 | 20:31

Vitamina D e luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e niveleve të kalciumit në trup, i forcon eshtrat dhe kontribuon për dhëmbë të shëndetshëm dhe garanton muskuj të definuar. Kur keni mungesë të vitaminës D në trup, i keni simptomat e mëposhtme.

Vitamina D quhet edhe “vitaminë e diellit” prandaj rrezitja mund të kontribuojë në absorbimin e saj.

Keni fraktura të shpeshta të eshtrave

Trupi ndalon së ndërtuari masën eshtërore rreth moshës 30- vjeçare, ndërsa mungesa e vitaminës D do t’i përshpejtojë dhe do t’i përkeqësojë simptomat e osteoporozës, e cila zakonisht shfaqet në moshën e tretë, transmeton Koha.net. Prandaj nuk është për t’u habitur që njerëzit me mungesë të vitaminës D janë më të prirë ndaj thyerjes së eshtrave sesa ata që kanë sasi të mjaftueshme në trup.

Ndieni dhimbje në eshtra

Një dhimbje delikate, por vazhdimisht e pranishme në eshtra dhe nyje mund të jetë rezultat i çrregullimeve mjekësore si artriti, osteomalacia apo fibromialgia. Për këtë ndjenjë të pakëndshme mund të jetë fajtor edhe mungesa e vitaminës D. Nëse dyshoni në mungesë të vitaminës D, ia vlen ta kontrolloni gjendjen e vërtetë të cilën do ta zbulojë një analizë e thjeshtë e gjakut.

Jeni me disponim të keq

Depresioni klinik në shumicën e rasteve është i lidhur drejtpërdrejt edhe me mungesën e vitaminës D. Edhe pse nuk ka dëshmi të qarta për këtë, ekspertët besojnë se mungesa e kësaj vitamine ndikon në sekretimin dhe sasinë e hormonit serotoninë, i cili e përcakton disponimin tek njerëzit.

Djersiteni tepër

Djersitja e tepërt ka shumë shkaqe, ndërsa një prej tyre është edhe mungesa e këtyre substancave të rëndësishme në trupin e njeriut. Në qoftë se fytyra ju “shkëlqen” prej sasive të mëdha të djersës që e tajitni edhe kur trupi juaj pushon, ndodheni në një mjedis mesatarisht të freskët, ndërsa temperatura e trupit nuk është më e lartë se 37 gradë celsius, atëherë mendoni ta bëni një analizë për zbulimin e mungesës së vitaminës D.

Ndieni plogështi dhe lodhje

Nëse ndiheni të lodhur dhe të plogësht edhe pas tetë orëve gjumë cilësor, atëherë mund të vuani nga mungesa e vitaminës D. Për forcën e trupit nuk është përgjegjës vetëm hekuri, por edhe kjo vitaminë e cila e rrit kontrollin e muskujve, përcjell Koha.net. Për vetëm gjysmë viti plogështinë e trupit mund ta rigjenerojmë përmes suplementeve që përmbajnë vitaminë D.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sukses i ri regjistrohet për inteligjencën artificiale, ku një…