Shënohen dhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

11 dhjetor 2021 | 15:19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të, 2,274 mostrave.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 324 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 2.981 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.

Deri të martën më 10 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 772.105 qytetarë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 50 persona kanë vdekur më 11 dhjetor pasi…