Shënohet 15 – vjetori i marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Gjermani
Miqësia me popullin gjerman është aq e gjatë dhe e shkëlqyeshme saqë nuk e dimë fillimin dhe as fundin e saj. Por sot, u shënua 15-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Gjermani – Kosovë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni madhështore e përcjellur me aktivitete prej më të ndryshmeve, morën pjesë përfaqësues të lartë të Gjermanisë dhe Kosovës.
Të pranishëm ishin: Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë SH.T. Joen Rohde, Kryeministri i Republikës së Kosovës SH.T. Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli me këshilltarët e saj, përfaqësues të lartë të ndërmarrjeve publike, z. Moritz Reme drejtor i Bankës Gjermane për Zhvillim KFW në Kosovë, KFOR-i gjerman, etj.
Kontributi i Qeverisë Gjermane në zhvillim e sektorit të ujërave në Republikën e Kosovës është i pamohueshëm. Ne sot falë tyre kemi zhvilluar sektorin e ujit, me ç’rast vlen të përmendet ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Ujit në Shkabaj, Impiant pa të cilin sot do ishim ende me reduktime të rrepta të furnizimit me ujë të pijshëm.
Projektet e Qeverisë Gjermane përmes KFW janë jetike për mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.
Faleminderit Qeverisë Gjermane, KFW, GIZ, KFOR-it gjerman për kontributin jetik.