Shënohet 4-vjetori i themelimit të Qendrës së Autizmit në Podujevë

01 shkurt 2021 | 16:08

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka marrë pjesë në manifestimin e shënimit të 4-vjetorit të themelimit të Qendrës së Autizimit në Podujevë.

Nënkryetarja Lahu gjatë takimit me drejtoreshën e Qendrës, Arjeta Ukelli dhe bashkëpunëtorët e saj, përgëzoi stafin udhëheqës të kësaj qendre për punën që e bën për këtë kategori fëmijësh, socializimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Me këtë rast nënkryetarja Lahu u zotua se Komuna e Podujevës do të ofrojë mbështetje për këtë qendër, në trajnimin, rehabilitimin, arsimimin dhe zhvillimin social të këtyre fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore…