Shënohet 50-vjetori i themelimit të arkivit Komunal të Prishtinës

21 janar 2019 | 17:34

Komuna e Prishtinës ka shënuar 50-vjetorin e themelimit të arkivit Komunal të Prishtinës. Kjo komunë ka bërë me dije se ky arkiv vazhdon t’ju shërbejë kryeqytetasve për materiale të ndryshme.

“Si sot, 50 vite më parë, u themeluar Arkivi Komunal i Prishtinës, i cili vazhdon t’i shërbejë mijëra qytetarë me materiale gjatë vitit. Arkivi Komunal i Prishtinës është një ndër arkivat më të mëdha në Kosovë, me fond shumë të madh të koleksioneve arkivore përfshirë vendime të organeve komunale, të gjykatave, dokumente të arsimit, ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, e të ngjashme”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, të…