Shënohet 76-vjetori i shkollës së parë shqipe në fshatin Açarevë

02 shtator 2022 | 11:52

Në fshatin Açarevë të Komunës së Skenderajt është shënuar 76-vjetori i shkollës së parë shqipe në këtë fshat, ndër të parat në Drenicë, ku Rexhep Syla kishte dhënë odën e tij në shërbim të mësimit të gjeneratave të asaj kohe.

I pranishëm në këtë shënim ishte drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, i cili u shpreh falënderues për kontributin e Rexhep Sylës, i cili pronën e tij private e kishte lëshuar në funksion të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe disa nga nxënësit e parë të viteve 76, të cilët kujtuan kohën e mësimit të gjeneratave të hershme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet…