
Shënohet 93-vjetori i shkollës “Abedin Rexha” në Turiqec të Skenderajt
13 qershor 2019
| 20:46
Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se është mbajtur 93 vjetori i shkollës “Abedin Rexha” në Turiqec si një ndër shkollat më të vjetra në vend.
Postimi i tij i plotë në ‘Facebook’:
Sot, shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Abedin Rexha” në Turiqec shënoi ditën e saj.
Me rastin e kremtimit të 93 – vjetorit të themelimit të kësaj shkolle, morën pjesë edhe stafi komunal, nënkryetari, Nuredin Lushtaku si dhe drejtori i Arsimit, Bekim Latifi.
Në shënim të kësaj feste, nxënësit e kësaj shkolle kishin organizuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe kulturore.
Kjo shkollë mban me krenari emrin e dëshmorit Abedin Rexha, ku stafi komunal bënë homazhe pran bustit të tij.