Shënohet data e fillimit të luftës në Grabanicë
Grabanica e Klinës ka shënuar 20-vjetorin e rezistencës së armatosur.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) më 20 maj 1998 më të shpallur themelimin e Shtabit Lokal në Grabanicë u përball të njëjtën ditë me një sulm të ashpër të formacioneve serbe e jugosllave, sulme të cilave iu përgjigj frontalisht.
Disa ditë me radhë, luftëtarët e Grabanicës, Bokshiqit, Dullovës, Qeskovës dhe fshatrave përreth, bën rezistencë të pashoq.
Pas 20 vitesh, të dielën u nderuan dëshmorët e fillimit të luftës frontale në këtë pjesë që ishte fillimi i territorit të Zonës Operative të Dukagjinit.
Me këtë rast u kujtuan dëshmorët e majit të përgjakshëm: Myrtë Zeneli, Faruk Elezi, Qaush Fazliu, Isuf Morina, Xhezair Syla, Arben Krasniqi, Qaush Morina dhe Arif Berisha.
Gjithashtu u nderua vepra e komandantit të Shtabit Lokal në Grabanicë Sadri Berisha.
Bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët, pas homazheve në lapidarët e dëshmorëve, u mblodhën që nën tingujt e muzikës, të këndojnë për dëshmorët, si dhe të festojnë për lavdinë e fitoren e UÇK-së.