Shënohet dita ndërkombëtare e vetëdijesimit nga minat
Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj Minave dhe Aksionit ndaj Tyre, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e përbashkët të organizuar nga Qendra Koordinuese për Deminim, organizata norvegjeze NPA (Norwegian People’s Aid), HALO Trust, Policinë e Kosovës dhe KFOR-i.
Në këtë aktivitet drejtori i Qendrës Koordinues të Deminimit, Ahmet Sallova, ka prezantuar progresin e arritur prej vitit 1999, duke theksuar se deri më tash janë pastruar mbi 62 milionë metra katror dhe janë gjetur 95,0000 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera.
“Këto rezultate na bëjnë krenar për punën e shkëlqyer që është kryer nga FSK-ja dhe organizatat tjera deminuese, falë punës se tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet, megjithatë ende nuk konsiderohemi një zonë e lirë nga minat, andaj kërkohet përkushtim”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke shtuar se çdo minë e pastruar do të thotë një jetë e shpëtuar.
“Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive”, ka thënë Mehaj.