Shënohet goli i tretë në ndeshjen Kroaci – Spanjë (Video)
28 qershor 2021
| 19:19
Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen e Kampionatit Evropian n mes Kroacisë dhe Spanjës.
Në minutën e 57-të, Spanja kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Cesar Azpilicueta, i cili e shfrytëzoi një harkim të Ferran Torres dhe shënoi me kokë.
Duhet cekur se në minutën e 20-të, pas një topi të kthye në mbrojtje, Unai Simon nuk arrin ta pranojë si duhet dhe topi shkon në rrjetë. Në këtë mënyrë Kroacia kaloi në epërsi. Në minutën e 38-të, Pablo Sarabia shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-1.
/Epoka e re/