Shënohet njëvjetori i sulmit terrorist në Urën e Londrës
03 qershor 2018
| 12:53
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, duke kujtuar përvjetorin e sulmit me veturë dhe thikë në Urën e Londër, ka thënë se Britania do të qëndrojë fuqishëm kundër terrorizmit,.
Tetë persona u vranë dhe së paku 50 janë plagosur kur tre sulmues vrapuan drejtë kalimtarëve në urë dhe sulmuan njerëzit.
Ky sulm ndodhi dy javë pas eksplodimit në një koncert në Manchester, që la të vrarë 22 persona.
S
humë qytetarë, politikanë dhe punonjës të emergjencave po marrin pjesë në një meshë të së dielës në një katedrale afër Urës së Londrës.
Shteti do të mbajë një minutë heshtje në orën 16:30 pasdite.