Shënohet rasti i parë me koronavirus në Deçan
15 prill 2020
| 22:18
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus.
Komuna e Deçanit ka qenë e paprekur nga koronavirusi, por sot është konfirmuar rasti i parë në fshatin Lëbushë.
Deri më tani janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 423 me 9 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
/Epoka e re/