Shënohet rënie e numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe studentëve në institucionet publike në vend
Agjensia e Statistikave të Kosovës[ASK] në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka publikuar statistikat e Arsimit për vitin akademik 2023/2024.
Sipas këtyre statistikave të ASK-së thuhet se Kosova gjatë vitit 2023/2024 ka shënuar një rënie të lehtë sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve në vitin akademik 2023/2024 sesa një vit më parë.
Sipas statistikave të publikuara, numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2023/2024 ishte 215 mijë e 431. E prej tyre në sektorin publik kanë qenë 206 mijë e 941 ose 96,1%.
Në bazë të këtyre statistikave të publikuara thuhet se nxënës në sektorin privat kanë qenë 8 mijë 490 ose 3,9%.
Ndërsa, krahasuar me vitin shkollor (2022/2023) ku numri i nxënësve ishte 220 mijë e 578 dhe prej tyre në sektorin publik kanë qenë 212 mijë e 967 ose 96,5%. Ndërsa në sektorin privat 7 mijë 611 ose 3,5%.
Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2022/2023.
Më pak nxënës të regjistruar në sektorin publik
Në statistikat e ASK-së thuhet se numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2023/2024 ka qenë 65 mijë 757. Ku prej tyre në sektorin publik kanë qenë saktësisht 60 mijë e 837, ose 92,5%. Ndërsa në sektorin privat kanë vijuar shkollimin rreth 4 mijë e 920 nxënës ose 7,5%.
Tutje, krahasuar me vitin paraprak 2022/2023 (që ishin 67 373 nxënës, në sektorin publik 63 029 ose 93,6% dhe në sektorin privat 4 344 ose 6,4% ), ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve.
Rënie më e madhe vërehet te sektori publik krahasuar me sektorin privat.
Rënie e lehtë e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2022/2023 ishte 70 357, prej tyre në universitetet publike 39 mijë e 033 studentë, ose 55,5%.
Ndërsa në kolegjet private student që kanë vijuar shkollimin e tyre kanë qenë 31 mijë e 324 studentë, ose 44,5%.
Krahasuar me vitin paraprak 2022/2023 (që ishin 71 948 studentë, prej tyre në universitetet publike 40 996 studentë, ose shprehur në përqindje 57,0%, ndërsa në kolegjet private ishte 30 952 studentë, ose 43,0%, ka rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve.