Shënohet rritje në disa sektorë të industrisë 

11 shtator 2020 | 16:14

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e dytë (TM2) 2020 (2017=100).

Krahasuar tremujorin e dyt ë (TM2) 2020 me TM1 2020 ka pasur rritje në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 36.42 për qind dhe atë të industrisë përpunuese (C) me 13.48 për qind. “Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-30.84 për qind) dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (E) me (-14.89 për qind)”, thuhet n ë raportin e ASK-s ë.

Sipas ASK-s ë, krahasuar TM2 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019), ka pasur rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.43 për qind dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 4.27 për qind. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit të mbeturinave (E) me (-36.38 për qind) dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) me (-16.89 për qind).

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë me dije…