Shënohet ‘UÇK’ në objektin e Qeverisë
02 prill 2023
| 15:55
Pjesëmarrësit në marshin solidarizues në Prishtinë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shënuar “UÇK”, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Qytetarët që po marrin pjesë në këtë marsh, me sprej ngjyrë të kuqe dhe të zezë të shkruajnë akronimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dalje masive e qytetarëve është parë në këtë marsh. Mijëra njerëz nga të gjitha rajonet e vendit po marrin pjesë në protestë.