Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga temperaturat e larta
Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.
Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet paraprake të policisë, mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.
Cilat janë shenjat e goditjes nga të nxehtit?
Temperaturë trupore mbi 40 gradë celcius (është e rëndësishme që të matet temperatura rektale)
Shenja neurologjike si:
Konfuzion, përhumbje e shoqëruar me vështirësi orientimi dhe për të menduar qartë
Dhimbje koke
Krampe (ngërçe)
Kriza epileptike
Humbje të vetëdijes
Shenja të përgjithshme si:
Frymëmarje e shpejtë, rrahje të shpejta të zemrës, rënie e presionit arterial, hiperemi (skuqje) e lëkurës, të vjella.