Shënojnë Gjimshiti dhe Muriqi, Atalanta kualifikohet në gjysmëfinale
27 janar 2021
| 20:23
Berat Gjimshiti ka realizuar një gol sonte ndërsa Atalanta ka triumfuar 3:2 në çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Lazios.
Gjimshiti realizoi golin e parë për Atalantan në minutën e 7-të, për Lazion realizoi gol Vedat Muriqi në minutën e (17), duke barazuar shifrat në 1:1.
Për Atalantan dy gola tjerë i shënuan Ruslan Malinovsky (37) dhe Aleksey Miranchuk (57’), ndërsa për Lazion, Francesco Acerbi (34’). Gjimshiti luajti tërë ndeshjen, siç luajti edhe Vedat Muriqi.