Shënojnë Kololli dhe Ajeti
10 mars 2019
| 17:55
Dy futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Zvicër, Benjamin Kololli dhe Albian Ajeti kanë shënuar për skuadrat e tyre. Kololli realizoi dy golat në ndeshjen Thuni-Zuerich (2-2), njërin nga penalltia. Për skuadrën mysafire luajti edhe Hekuran Kryeziu.
Ndërsa sulmuesi Albian Ajeti shënoi golin e vetëm për Baselin në ndeshjen ndaj Luganos (1-1). Për skuadrën e Baselit titullar ishte edhe Taulant Xhaka, kurse Edon Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë.
/Epoka e re/