Shenoll Muharremi: LV-ja 48 mandate, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8

05 mars 2025 | 11:11

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin e fundit të votave në Kosovë, nga diaspora dhe atyre me kusht.

Ai ka thënë se LV-ja do të ketë 48 mandate, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 mandate.

“Aktualisht, kjo është gjendja e integruar gjithëpërfshirëse sa i përket votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtu kemi Votat në Kosovë (100%, Votat e Diasporës (100%) dhe Votat me Kusht (44 nga 56 kuti). Rezultatet Aktuale/Mandatet: LVV: 392,618 vota / 48 mandate. PDK: 194,541 vota /24 mandate. LDK: 170,024 vota / 20 mandate. AAK-Nisma: 65,741 vota / 8 mandate. Pakicat/tjerat: 106,179 vota / 20 mandate pakicat. Gjithsejtë: 929,103 vota / 120 mandate. Ende prite të numërohen edhe 12 nga 56 kuti të votave me kusht dhe pastaj votat e personave me nevoja të veçanta. Nuk pritet të ketë ndikim të theksuar në rezultate dhe mandate”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u ka reaguar zyrtarëve të…