Shenoll Muharremi: Pjesëmarrja në zgjedhjet mund të shkojë deri në 900 mijë qytetarë

09 shkurt 2025 | 13:30

Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka deklaruar se dalja në zgjedhje mund të shkojë deri në 900 mijë.

Ai ka thënë se kjo mund të jetë edhe për shkak të motit.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Dalja/pjesëmarrja: Një person që i besoj, profesionit me eksperiencë të gjatë, po më thotë që deri tash, trendet sugjerojnë që pjesëmarrja mundet me shku 900k. Në fakt, analiza me të dhëna (numri i votueseve / pjesëmarrja historike mestare) rekomandojnë pjesëmarrje rreth 915k. Por kur kemi vendosë me e projektu potencilin në 830k, arsyeja ka qenë migrimi i viteve të fundit dhe numri më i vogël i banorëve rezident. Sot është ditë e bukur me diell. Ndoshta po votojnë më herët njerëzit dhe nuk befasohem nëse pasdite munet me u ngadalësu tempo dhe dalja me ju afru rajonit 850k.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Koalicionit për Familjen, Festina Kurteshi, ka…