Shënon Grezda, por Osijeku dorëzohet para Dinamos së Ademit

31 gusht 2020 | 00:18

Eros Grezda gjen golin e parë sezonal me Osijekun në Kroaci, por që nuk mjaftoi për të marrë pikë në sfidën e javës së tretë të kampionatit përballë Dinamos së Zagrebit, që triumfoi thellë 4-1. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 48-të, teksa në fillim të sfidës Dinamo kishte kaluar në epërsi me gol të Gvranoçit. Duhet theksuar se në fundin e pjesës së parë Majstoroviq humbi një 11-metërsh për Osijekun.

Vendësit shënuan 3 gola të tjerë në pjesën e dytë me autorë Arjan Ademin (shqiptar nga Maqedonia e Veriut), Andriçin dhe Toliçin, dy të fundit me penallti.


Goli i Grezdës mund të konsiderohet edhe si mesazh për trajnerin e Shqipërisë, Edy Reja, i cili nuk e përfshiu në listë sulmuesin për dy të ndeshjet e para të Nations League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 62 vota “për” dhe 51 “kundër”  është zgjedhur qeveria…