Shënon rënie indeksi i çmimeve të prodhimit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë (TM2) 2020.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për (-1.2 për qind) ndërmjet TM1 2020 dhe TM2 2020. “Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-28.5 për qind); prodhimi i metaleve (-2.6 për qind); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.8 për qind); prodhimi i pijeve (-1.3 për qind); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.8 për qind); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.7 për qind); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.2 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (6.0 për qind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (3.3 për qind); prodhimi produkteve kimike (1.1 për qind); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (0.7 për qind); xeheroret dhe guroret e tjera (0.5 për qind); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.2 për qind); dhe prodhimi i mobiljeve (0.1 për qind)”.
Sipas ASK-së, krahasuar TM2 2020 me TM2 2019, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-1.5 për qind). “Rënie më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-39.1 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-6.0 për qind); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-4.8 për qind); prodhimi i metaleve (-4.7 për qind); prodhimi i pijeve (-3.3 për qind); prodhimi i mobiljeve (-1.4 për qind); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.1 për qind); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.0 për qind); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.8 për qind); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.2 për qind)”, është thënë në raport, duke u shtuar se rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (7.7 për qind); mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjymërimorkiove (7.5 për qind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.4 për qind); prodhimi i produkteve kimike (3.7 për qind); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.8 për qind); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.0 për qind); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.9 për qind).
(A.M /Epoka e re)