Shënon rritje numri i aborteve me vetëdëshirë
Gjatë këtij viti është rritur numri i grave që kanë kryer abort me vetë-dëshirë. Rreth 130 aborte artificiale janë regjistruar brenda nëntë muajve të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa në të njëjtën periudhë numri i lindjeve është rreth gjashtë mijë.
Këto janë të dhënat, të cilat i ka treguar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj në një intervistë për “Kosovapress”.
Ai ka folur fedhe për numrin e lindjeve me prerje cezariane për çka tregon se gati gjysma e tyre bëhen në këtë mënyrë.
Udhëheqësi i Gjinekologjisë ka potencuar numrin e lindjeve me prerje cezariane, teksa bën krahasimin me vitin e kaluar.
Ndrejaj ka folur edhe mbi repartet e kësaj klinike, të cilat ballafaqohen me mungesën e sistemit të klimatizimit.
Në nëntor 2008 ishte miratuar Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë, i cili hyri në fuqi në janar 2009.
Ky ligj përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor që përbëhet prej tre profesionistëve – dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër.