Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin lidhur me “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt të vitit 2020.
Nëpërmjet një komunikate për medie, ASK-ja ka prezantuar të dhënat për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Nga këto të dhëna del se në tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, ka pasur rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara
Komunikata e plotë e ASK-së:
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë’ për tremujorin e katërt (TM4) 2020.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, ka pasur rritje te: tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (41.5%); tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara (34.4%); tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (29.2%); tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (28.6%); tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (24.7%); tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (24.3%); tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (20.9%); dhe te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.4%).
Në TM4 2020, krahasuar me TM4 2019 ka pasur rritje te: tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (54.3%); tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (5.5%); si dhe te Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (4.7%).
Derisa rënie ka shënuar: tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-48.6%); tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (-27.7%); tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-27.5%); tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-12.5%); si dhe tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-10.0%).
Për më shumë informata, lidhur me statistikat e tregtisë me pakicë, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra