Sheqiri: Ndjenjë e papërshkrueshme të luash për Kosovën

25 qershor 2020 | 12:03

Kosova ka shumë basketbollistë të talentuar që luajnë me sukses në ligat evropiane.

Një ndër ta është edhe qendra Dion Sheqiri. Ai paraqitet për skuadrën italiane Allianz Pallacenastro Trieste në Serinë A për të rinj U-18. Sheqiri foli për edicionin e fundit në skuadrën italiane. “Edicioni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm. Kam marrë pjesë në shumë turne. Një ndër ta edhe Next Gen Cup. Ka qenë një përvojë e paharrueshme. Synimet e mia janë fillimisht që të luaj në Serinë A dhe më pas në Euro League dhe NBA”, ka thënë 17-vjeçari për faqen zyrtare të FBK-së. Ai ka folur edhe për emocionet që i dhuron fanella e Kosovës.

“Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkrueshme. Është ndjenjë e veçantë ta përfaqësosh shtetin në të cilin jam lindur e rritur”, shtoi tutje Sheqiri. Basketbollisti me të ardhme të ndritur thekson se është shumë e rëndësishme për lojtarët/et që të stërviten në këtë kohë të pandemisë.

“Unë gjatë kohës së pandemisë kam stërvitur fizikisht në kushte shtëpiake dhe, po ashtu, kam stërvitur edhe teknikisht. Është shumë e rëndësishme të jemi në formë, me ushtrime fizike dhe teknike dhe shpresoj që sa më shpejt mund t’i shohë të gjithë basketbollistët/et të rikthehen në salla më të motivuar se më parë”, ka përfunduar Dion Sheqiri, i cili ishte i ftuar nga Kosova U20.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare…