
Shërbehet bakllava gjigante në sheshin “Nënë Tereza” (Foto)
Një bakllavë gjigante si harta e Kosovës është shpërndarë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për nder të muajit të Ramazanit.
Kjo bakllavë është ndarë për kalimtarët e rastit.
Bakllava synon të hyjë në rekordin e librit “Guinnes”-it, dhe ka përmasa mbi 2 metra dhe është planifikuar për 4 500 persona.
Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave. Ata synojnë që kjo bakllavë ta thyejë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.
Asdren Bytyqi, organizator i shpërndarjes së bakllavës, ka thënë se synimi është që vitin tjetër të përgatisin bakllavën më të madhe, me të cilën do të thyejnë edhe rekordin e Turqisë për bakllavën më të madhe në botë.