Shërbime me të lehta komunale në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, kanë bërë përurimin e projektit për infografikë dhe sinjalizim, përmes së cilit qytetarët do të informohen në mënyrë më të lehtë në lidhje me procedurat dhe shërbimet komunale.
Me këtë rast kryetari Haskuka ka thënë se duke e funksionalizuar këtë projekt, tanimë Komuna e Prizrenit ka përmbushur edhe kriterin e fundit të Bankës Botërore për transparencë dhe llogaridhënie.
Po ashtu, kryetari Haskuka ka theksuar se aktualisht janë duke punuar edhe për rregullimin e zyrave të tjera të Administratës Komunale, në mënyrë që punonjësve t’i sjellin një ambient sa më të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të punës.
Haskuka ka falënderuar drejtorin Hajdari për përkushtimin e dhënë për realizimin e reformave të thella në ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarë.