Shërbimet e “Kujtesës” tani paguhen edhe në sportelet e Postës së Kosovës
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e shitjes në kompaninë “Kujtesa”, Artan Metaj. Nga dita e hënë të gjithë klientët e kompanisë “Kujtesa” mund të paguajnë në sportelet e Postës pa provizion faturat për shërbimin TV kabllor dhe internetit.
“Edhe një lajm i mirë nga Posta e Kosovës. Nga sot, të gjithë klientët e kompanisë ‘Kujtesa’ mund të paguajnë pa provizion faturat për shërbimin TV kabllor dhe internetit në sportelet e Postës. Për këtë projekt që qytetarëve iu mundëson të kryejnë obligimet ndaj ‘Kujtesës’ në cilëndo nga mbi 150 zyrat tona postare”, ka thënë Hoxha.
Ai ka treguar se për këtë bashkëpunim e ka falënderuar drejtorin e shitjes së kompanisë “Kujtesa” Artan Metaj. “Ne gjithnjë kemi pasur qëllim që në një sportel të vetëm të Postës të paguhen të gjitha faturat për shërbimet e qytetarëve të Kosovës. Në këtë drejtim kemi arritur sukses të madh”, ka thënë Sejdi Hoxha, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës.