Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës shkatërron ‘fabrikën’ ruse të dezinformimit

31 gusht 2021 | 19:40

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njofton se ka arrestuar katër qytetarë, të dyshuar se operonin në një “fabrikë” botësh [robotë online] për të përhapur dezinformata në rrjete sociale në lidhje me samitin “Platforma e Krimesë”.

Të dyshuarit përdorën 15,000 llogari të rreme në internet, të ashtuquajtura “bots”, për të shkruar dhe publikuar përmbajtje nënçmuese lidhur me rezultatet e samitit, duke u paraqitur si përdorues të zakonshëm të rrjeteve sociale si Facebook, Instagam dhe TikTok.

Sipas SBU, të arrestuarit e pretenduar u mbështetën nga Rusia. Ata morën të holla nga territori rus përmes sistemeve të pagesave elektronike të cilat janë të ndaluara në Ukrainë.

Sipas Bankës Kombëtare të Ukrainës, qytetarët nuk lejohen të përdorin sisteme ruse të pagesave në internet, siç janë Webmoney, YooMoney, Qiwi Wallet dhe Wallet One.

Zyra e të dyshuarve në qendër të qytetit Kiev, kishte 300 modeme për t’u qasur në internet, disa mijëra SIM kartela të operatorëve të ndryshëm, dhjetëra terminale celularësh dhe kompjuterë që përmbanin dëshmi të kësaj skeme.

“Platforma për Krimenë” u mbajt në Kiev më 23 gusht. Ky samit diplomatik mblodhi udhëheqës të 46 vendeve për të tërhequr vëmendjen globale ndaj pushtimit të Krimesë nga Rusia. Rusia nuk mori pjesë në samit, ndërsa përfaqësuesit e vendeve të tjera kritikuan ashpër politikën e Kremlinit në Krime.

Zyrtarët shtetërorë rusë kanë përhapur dezinformata në lidhje me samitin, si para ashtu edhe pas zhvillimit të tij, duke e quajtur “Platformën e Krimesë” si “një provokim” dhe “ngjarje anti-ruse”. Rusia rregullisht përpiqet të fusë pika të tilla bisedimi në diskutimet online, si pjesë e luftës së saj informative me Ukrainën.

“Fabrika” ruse e dezinformatavet përbëjnë një kërcënim për sigurinë e informacionit të shumë vendeve në të gjithë botën.

Që nga viti 2018, Ukraina ka qenë “ndër burimet kryesore” të aktivitetit të “botëve”, sipas një raporti nga Facebook. Shumica e tyre, kanë origjinën ose mbështeten nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell,…