Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit, i dalin në ndihmë bjeshkatarit të lënduar në majen e Bistricës në Prevallë

13 nëntor 2022 | 23:41

Me datën 13.11.2022 në ora 14:20 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës pranon një thirrje për ndihmë nga nje grup i bjeshkatarëve, të cilët ishin në masivin e majës së Bistrës – Prevallë, dhe gjatë kthimit një nga bjeshkatarët pas një rrëshqitje kishte pësuar lëndime në këmbë, dhe nuk kishte mundësi të vazhdonte kthimin më duke ecur.

Shpëtuesit malor menjëherë aktivizohen duke u organizuar dhe kordinuar për fillimin e operacionit të shpëtimit.

Pas lokalizimit të vendaksidentit dhe kordinimit të shkëlqyer me policinë e Kosovës pa u vonuar fillon operacioni.

Me të arritur në vendaksident i jipet ndihma e parë të lënduarit, mobilizohet këmba e lënduar dhe fillon evakuimi në drejtim të Prevallës.

Evakuimi është realizuar me barrelë dhe një pjesë e shkurtër me automjet terreni4x4.

Në Prevallë i lënduari dorëzohet tek personeli mjekësor i spitalit rajonal të Prizrenit.

Operacioni përfundon në ora 20:22.

Falenderojmë përzemërsisht Togun e Kërkim-Shpëtimit Malor të FSK-së të cilët me të marrë mesazhin nga organet relevante janë nisur në operacion, por fatmirësisht operacioni ka përfunduar pa asnjë vonesë apo problem.

Gjithashtu falënderojmë edhe policinë e Kosovës të cilët janë të shkëlqyer në bashkëpunim dhe detyrë,dhe bjeshkatarët e tjere që na ndihmuan që ky operacion të jetë i suksesshëm.

Vëmendje:

Tani kemi hyrë në sezonin dimëror, malet ndryshojnë duke ju shtuar rreziqet.

Luten të gjithë bjeshkatarët që të kenë kujdes të shtuar në planifikimin e aktiviteteve të tyre, veshmbathje dhe pajisje të domosdoshme konform terrenit dhe kushteve se ku i zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Për informata dhe këshilla mos hezitoni të na kontaktoni.

Qëndroni brenda limiteve të sigurisë tuaj!
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda tij tashmë, mund të gjendet edhe një pyll tropikal,…