Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor nis operacion shpëtimi në Valbonë për një lituanez

08 shtator 2024 | 09:09

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna.

Për Klankosova.tv kanë deklaruar se është një person turist lituanez që ka dalë për bjeshkatari qysh me datën 5 dhe nuk është kthyer në bujtinë.

Familjaret dhe banoret lokal pas shqetësimit për situatën e krijuar kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi që vonesa e tij dhe mos lajmërimi në telefon është jo e zakonshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka raportuar se një predhë e fishekut të…