Shërbimi i Laboratorit në spitalin e Pejës për katër muaj ka kryer 465 mijë parametra laboratorike

29 maj 2023 | 10:07

Shërbimi i Laboratorit në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës operon në kushte moderne, me aparaturë dhe staf profesional.

Bazuar në raportet e punës së Spitalit të Pejës, ky është njëri nga shërbimet më të ngarkuara me punë, duke shërbyer me mijëra pacientë me analiza të ndryshme laboratorike, jo vetëm për pacientët e spitalizuar në reparte të ndryshme, por edhe për raste ambulantore.

Vetëm gjatë katërmujorit të parë të vitit 2023, janë kryer mbi 465 mijë parametra laboratorike, për 29 mijë 846 pacientë.

Ndërkaq, gjatë vitit 2022 ishin ofruar mbi 1. 5 milion parametra laboratorike për 88 mijë e 305 pacientë.

Aktualisht, në këtë Shërbim janë të punësuar tre specialistë të biokimisë mjekësore dhe 18 laborantë mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha…