Shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është funksional
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është plotësisht funksional.
Aktualisht, kësaj procedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë.
Sipas ShSKUK-së, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80 për qind të kërkesave, derisa është duke u punuar unohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër.
Gjithashtu, menaxhmenti i ShSKUK-së, i emëruar së fundmi është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi. Përshkrimi i terapisë do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike.